+355 68 20 94948 [email protected]

Marina Bay Luxury Resort And Spa

Duke qenë në “Marina Bay” mund të jeni pjesë e përherhsme e një eksperience fantastike ndërmjet, natyrës mesdhetare, shërbimeve e fasiliteteve me 5 yje dhe rezidencës luksoze  tërësisht të dedikuar.

Ndërtuar në nje gji të shkëputur në një zonë të njohur për bukurinë e saj natyrore, pastërtinë e detit dhe shtrirjen fantastike drejt perëndimit, “Marina Bay” është një oaz luksoz dhe i qetë, që ofron mundësinë e një jetese elegante afër natyrës të jashtëzakonshme të brigjeve të detit Jon.

Ky projekt ambicioz e unik kombinon turizmin me banimin në një komunitet elitar, brenda një hapisire prej 20.000 m2  ku vetëm 30% është e shfrytëzuar për ndërtim dhe pjesa tjetër është hapsirë parku dhe facilitetesh  në shërbim të komunitetit të tij.

Marina Bay është një mundësi për të pasur në pronësinë tuaj një apartament të cilit do ti ofrohen shërbimet e një rezorti me 5 yje dhe një paketë e plotë  fasilitetesh dhe shërbimesh në brendësi të saj si shërbim ushqimi dhe pijesh në apartament ,  Plazh privat, Pishine e madhe infinity, Spa, gym, Terrene sportive per Tenis, Basket,Volley, kënd lojrash për fëmijë 0-12, barbeque zone për residentet, heliport, bare dhe restorante, sallë konferencash, lounge bar,piste vrapimi ne natyre, shetitore e personalizuar për kompleksin etj.

Objekti është i siguruar dhe i mbikqyrur me kamera dhe security 24 orë në 24  , hyrja është rreptësisht e kontrolluar nga recepsioni i sigurisë. Brenda rezidencës do të ketë  shërbim recepsioni dhe konizerszh si dhe një kompani menaxhuese të krijuar nga investitori për të bërë të mundur që  parku, gjelbërimi,  ndërtimet, ambientet e përbashkëta dhe ato sportive, plazhi, pishina të mirëmbahen gjatë 12 muajve të vitit.

Me një shtesë të vogël në cmimin e blerjes ju do të keni mundësi që pronën tuaj ta kontrolloni, kudo që të ndodheni, në çdo moment nëpërmjet survejimit online me kamera. Falë insatlimeve elektrike të teknologjisë së fundit dixhitale ju do të keni mundësi të komandoni në distancë të largët pajisjet ngrohëse dhe ftohëse, ujin, ndriçimin me qëllim që kur të mbërrini në shtëpi ta gjeni atë të gatshme.

Marina Bay ndodhet  6 km nga qendra e qytetit dhe vetem disa hapa larg shëtitores (Lungomare) të bregdetit të Vlorës duke ofruar mundesi të papërseritshme për të marre ne mënyre maksimale cdogjë që bregdeti Jon dhe Qyteti i Vlorës ofrojnë.

Nese ke menduar te marresh nje vile, ky eshte rasti yt per te perfituar nga ky OKAZION i jashte zakonshem.