+355 68 20 94948 [email protected]

A LITTLE ABOUT US

Taking on a new construction project is a bid deal.
Thank goodness you found us.

Vizioni ynë krijon cilësinë

Vizioni i kompanisë tonë është që të jemi kompania lider në tregun shqiptar, partnerë të besuar për të ofruar shërbime, të dëgjojmë dhe të kuptojmë çfarë është më e rëndësishmja për klientin tonë, në mënyre që të përmirësojmë shërbimet tona, të përmbushim nevojat dhe të tejkalojmë pritshmëritë.

Ne kemi zgjedhur dhe i qëndrojme fort jo vetëm ndërtimit si proçes, por dhe integrimit dhe funksionalitetit të tij. Çdo projekt i përfunduar nga ne administrohet dhe menaxhohet nga ne duke qënë gjithnjë në kushtet e tij optimale. Ne i qëndrojmë besnikërisht cilësisë. Kemi zgjedhur një target elitar klientësh duke prodhuar produkte të cilat tipar kryesor kanë cilësinë dhe garancinë.

Mund të jeni pjesë e një eksperience fantastike ndërmjet freskisë së detit, pastërtisë së burimeve, natyrës mesdhetare dhe rezidencës luksoze tërësisht të dedikuar duke qenë pjesa e “Marina Bay”.

Marina Bay Luxury Resort and Spa do te jetë një residencë luksoze, private e dedikuar për banorët e saj. Shtrirë ne një hapisirë ku vetëm 30% do jetë e shfrytëzuar për ndërtim dhe pjesa tjetër është park në shërbim të banorëve. Marina Bay do jetë një përvojë elitare ku privatsia, intimiteti dhe siguria e banorëve do të jenë te mbrojtura 24 orë në 24,cdo muaj, cdo vit.

Marina Bay është krijuar për ti mundësuar banorëve të saj të shijojnë në mënyrë maksimale atë që natyra ka dhuruar me bujari në më të bukurën e rivierës Shqiptare. Ndërtuar në nje gji të shkëputur, të njohur për ujin e freskët me karakteristikë ngjyrën blu në të blertë si pasojë e burimve nëntokësore, Marina Bay do të jetë një oaz luksoz dhe i qetë, që do të ofrojë mundësinë e një jetese elegante, luksoze dhe krejtësisht elitare.

Siguri për Klientët

Pasuritë e paluajtshme të ndërtuara nga kompania jonë janë një investim i mirë dhe i sigurt për klientët dhe bashkëpunëtoret tanë, jo vetëm për shkak të vendndodhjes por edhe funksionalitetit dhe seriozitetit të projektimit dhe funksionimit.

Administrimi dhe investimi konstant për mirëmbajtjen e veprave të ndërtuara nga ne, shmang amortizimin dhe bën të mundur zhvillimin cilësor të veprimtarive jetësore në projektet tona. Të gjitha këto garantojnë rritjen e vazhdueshme të vlerës së pasurisë së klientëve tanë.

Ne prodhojmë dhe ndërtojmë komunitete jo vetëm ndërtesa. Në secilën nga veprat tona, fqinjësia e mirë, përzgjedhja dhe kujdesi në marrëdhëniet ndërmjet klienteve e bashkëpunëtorëve, si dhe rregullimi i mbarëvajtjes së bashkëpronësisë dhe bashkëjetesës me kontrata paraprake të bazuara në ligj, janë parime udhëheqëse të “Valona Konstruksion”.

Minimizojmë burokracinë

Duke filluar nga negociatat paraprake e deri tek procesi i administrimit përballë klientëve janë personat që realisht kanë pergjegjësitë të vendosin për problematikat dhe të japin zgjidhjet adekuate.